“Është konkurrentja e vetme shkodrane”, kështu e prezantoi Arilena Ara konkurrenten e “X Factor Albania” që është në grupin e saj. Rigersa u ngjit në skenë e “X Factor” me këngën “You make me feel” nga Aretha Franklin.
Me një vokal unik, Rigersa ka rrëmbyer zemrat e publikut, të cilët me pankarta në duart shprehin mbështetjen ndaj saj. I surprizuar nga performanca, por edhe nga mosha, anëtari i jurisë Adi Krasta nuk kurseu fjalët më të mira për Rigersën, për personalitetin e madh artistik që ajo shpalosi në skenë.
Adi Krasta: Unë jam çuditur kur mësova që Rigersa është vetëm 18 vjeç. Kjo sepse ka një pjekuri artistike të mirëformuar. Ti duhet të kesh rimishëruar ndonjë këngëtare shumë të famshme botërore që ka rilindur përsëri dhe ka pasur fatin e madh të rilindë në Shqipëri. Nuk ka vetëm fansa shkodranë, por ka fansa, ka njerëz që e pëlqejnë jo vetëm për zërin, zërin e ka të bukur padyshim. Zërin e kanë të mirë të gjithë këta, dallimi i menjëhershëm është personaliteti artistik, dallohet një njeri që ka një personalitet artistik të madh. E ka të madh ose të vogël dhe kështu mbetet deri në fund të jetës për fatin e mirë apo të keq të tij apo të saj.
Nga ana tjetër Soni Malaj, nuk ishte fort e kënaqur me performancën e Rigersës në skenë, duke shtuar se ajo mund të bënte më shumë. Por reagimi i Arilenës për vajzën e grupit të saj, nuk vonoi shumë.
Soni Malaj: Rigersa është një nga konkurrentët më të forta të këtij edicioni ka një zë shumë të bukur. Tonin e zërit e ka shumë të bukur, por mendoj se pak je duke u rehatu ti. Kënga ishte e madhe, por për mua ishte goxha statike tek frazat, tek strofa. Unë ta kam thënë me zërin që ke ti mund të bësh shumë më tepër.
Arilena Ara: Një pyetje kam për Sonin. Po çfarë doje ti moj zonjë të bënte?
Soni Malaj: Kishte “back-vocal-et” poshtë. Mund të bënte shumë më tepër./tvklan.al