Pushime relaksuese dhe të sigurta
Nga kaltërsia e Jonit, tek plazhet me gurë të bardhë, skutat intime e shpellat, Drimadha mbetet një nga destinacionet më ekzotike që ofron perla e bregdetit të jugut.
Për pushuesit e parë të sezonit veror, zgjedhja për shumë komoditet dhe relaks mban emrin e Morina Palace.
Në një sipërfaqe prej 8000 m2, ky hotel bën bashkë freskinë e detit dhe të palmave, ushqimin e mirë dhe kokteilet e shumëllojshme.
“Përveç klientëve tanë besnikë kemi pasur rezervime nga Kosova dhe Maqedonia. Sidomos fundjavat janë plot. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
Dhomat standarte, deluxe apo presidenciale ofrojnë për pushuesit qetësinë e duhur. Megjithatë gjatë pandemisë, një shërbim i mirë duhet të ketë edhe sigurinë, e kjo është kuptuar më së miri nga stafi i Morina Palace.
“Janë marrë masa duke nisur nga pastërtia e dhomave, dezinfektimi i tyre, tek plazhi janë mbajtur distancat, dhe tek pjesa e restorantit i gjithë stafi është pajisur me maska”.
Për sigurinë e pushuesve në hotel, doktoreshe Reisa është në dispozicion të tyre 24 orë.
“Unë jam në gatishmëri, të gjitha janë gati, kështu që asnjë pushues nuk ka pse të mos ndihet i sigurtë”.
Kur dielli perëndon, jeta e natës zgjohet. Muzikë, pije dhe shumë adrenalinë e bërë bashkë ofron për pushuesit një eksperiencë unike. Vera sapo ka nisur dhe Morina Palace është aty për të ofruar pushime të jashtëzakonshme në një situatë aspak të zakontë.
Tv Klan