Revista franceze i vlerëson për natyrën dhe çmimet e përballueshme
Ksamili apo Dhërmiu? Është kjo dilema e revistës franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”, e cila me artikullin e saj i bën një ftesë të hapur lexuesve të vizitojnë Shqipërinë.
Për këtë revistë, Shqipëria ofron vendpushimet më të mira për shkak të bukurive natyrore dhe çmimeve të pranueshme. Revista jep rekomandimet e saj për udhëtarët që duan një përvojë ndryshe bazuar në opinionet e ekspertëve të udhëtimeve.
Dhërmiu është një pikënisje e shkëlqyer për të udhëtuar në vend me makinë dhe për të zbuluar plazhet. Ky është destinacioni ideal për udhëtarët që duan të shmangin turmat dhe të shijojnë ushqimin vendas. Duke qenë se vija bregdetare është e pacenuar, vizitorët mund të shijojnë pamje befasuese të detit.
Kjo perlë e rivierës shqiptare është një orë e gjysmë me makinë nga qyteti më i afërt, Vlora, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare me resorte të jashtëzakonshme, restorante dhe hotele. Përveç Dhërmiut, shumë ekspertë rekomandojnë Ksamilin, afër të cilit ndodhet edhe Parkut Kombëtar i Butrintit që mbrohet nga UNEKSO.
“Është i bukur, i përballueshëm dhe nuk ka ende shumë turizëm”, thonë ekspertët për këtë revistë e cila vlerëson pozitivisht këtë destinacion.
Klan News