Kryeministri: Do punojmë për tejkalimin e sfidave
Pas aktakuzave të fundit të ngritura nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit, Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes Vjosa Osmanin.
Hoti tha se pas zhvillimeve politike janë pajtuar të punojnë në tejkalimin e sfidave. Ndërkohë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili synon postin e Presidentit ka zhvilluar një vizitë në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit për t’u ballafaquar me aktakuzat Gjykatës Speciale, këtë detyrë është duke e ushtruar Vjosa Osmani deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Tv Klan