Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë në Prishtinë pas një konflikti mes disa personave.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka identifikuar si autorë të dyshuar dy persona. Njëri prej tyre është arrestuar nga autoritetet. Ndërsa personi i dytë është në kërkim.

Shkaqet e përplasjes me armë nuk janë të qarta, teksa grupi hetimor i Policisë së Kosovës po heton rastin.

/tvklan.al