Një 53-vjeçar ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në spitalin e kryeqytetit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 18:00, tek “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar 53- vjeçarin në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe kanë lajmëruar ambulancën.
Pas transportimit në spital, personi ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Sakaq, grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al