Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Padova të martën. Viktima është A. Vocaj. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.
Në atë moment, ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin. I riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundër të rrugës pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë. Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar apo që i riu shqiptar mund të jetë ndjerë keq papritur./tvklan.al