Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili i ka kushtuar një poezi, djalit të saj, që humbi jetën në një aksident tragjik në kryeqytet, kohë më parë.

T’randoi ai qerpik,

pa mujtë me e hapë me m’thanë :

– Nanë, erdh Ora!

Nuk e dveta Zotin tem:

Pse?! Pse?! Pse?!

Se nan qerpik m’the:

-Nanë, mos dvet…!

Unë iu binda fjal’s tande

e Zotit tand e temit…!

Kajherë, dritë e synit tem,

mall po kam me t’pa,

me t’rrokë,

me ta puthë at sy qerpikgjatë,

terr si mbramja e të hanës…

Paj, dert mos ki!

Njatij tandit e temit,

njaty nelt,

nuk mundem m’i mbajtë mni!

N’lutje, t’mban nana n’gji…

Është kjo poezia që Halili ka postuar në rrjetin social Facebook. Mbrëmjen e datës 21 Nëntor 2016, në kryeqytet, humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe Kejdi Halili. Në orën 21:15 minuta, motori i drejtuar nga Kejdi Halili u rrëzua pranë urës së ish – Bllokut. /tvklan.al