Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka reaguar për herë të parë në lidhje me aksidentin tragjik, që i mori jetën djalit të saj dhe këngëtarit Ergi Dini.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era

”, shkruan Erenestina Halili.

erestina prMbrëmjen e datës 21 Nëntor 2016, në kryeqytet, humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe Kejdi Halili. Në orën 21:15 minuta, motori i drejtuar nga Kejdi Halili u rrëzua pranë urës së ish – Bllokut. / tvklan.al