Kamala Harris, e cila humbi garën elektorale me Donald Trump, pritet që të mbajë një fjalim pas disa orësh.
Teksa fitorja e Trump është vulosur, Kamala Harris nuk ka bërë ende asnjë reagim.
Sipas Reuters, raportohet se Harris do t’i adresohet popullit rreth orës 21:00-22:00 sipas kohës tonë lokale.
Besohet se Harris do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë, raportime të tjera nga mediat amerikane bëjnë të ditur se Kamala Harris pritet të telefonojë më vonë edhe Donald Trumpin për ta uruar.
/tvklan.al