Arbër Hoxha, foli për Tv Klan, pas ndeshjes, ku Shqipëria u mposht 2-1 nga Ukraina.

Sulmuesi deklaroi se në pjesën e parë ekipi nuk kishte qasjen e duhur, ndërsa theksoi se dy golat e bënë të vështirë për ekipin.

Sipas tij, ekipi dha gjithçka në pjesën e dytë, pasi në pushim u motivuan nga trajneri, por nuk arritën dot barazimin.

“Në pjesën e parë nuk u qasëm si duhet. Morëm golat shumë shpejt. Morali i ekipit ra. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të përmbysur rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë është i vështirë për çdo lojtar, pastaj edhe i dyti. Kundërshtari ka shumë kualitet në radhët e tyre.

Në fundin e pjesës së parë, trajneri na motivoi shumë. Dhamë gjithçka në pjesën dytë, shënuan gol, por nuk ia dolëm dot të shënojmë edhe të dytin.”, deklaroi Hoxha.  

/tvklan.al