6 muaj ka zgjatur pritja e Arbër Hoxhës për t’u rikthyer te goli në një ndeshje zyrtare. Sulmuesi shqiptar realizoi në fitoren e Dinamos së Zagrebit 3-0 kundër Sibenik. Një gol që rrit moralin tek futbollisti kuqezi, i cili ngjitet në kuotën e 3 golave në këtë sezon.

Pasi mori një top pas shpinës së mbrojtjes, duke përfituar edhe nga fare pak nga pozicioni jashtë loje, Hoxha shënoi në portën kundërshtare. 26-vjeçari ishte me fat pasi topi u devijua para se të shkonte në portë.

Ky ishte goli i parë për Hoxhën që prej muajit gusht, ku shënoi në dy takimet e para të këtij sezoni në kampionat.

Klan News