Paraqitja e Arbër Hoxhës në fitoren 3 – 0 të dinamo Zagrebit me Shibenik e përfshiu shqiptarin në formacionin e javës në Kroaci. Hoxha realizoi gol dhe dha asist në sfidën e luajtur të premten në stadiumin “Maksimir”.
Futbollisti i Kombëtares mori notën 8,2 nga Sofa Skor, më e larta në formacionin ideal të javës së 21. Skuadra e drejtuar nga Fabio Kanavaro është në garë për titullin kampion së bashku me Hajdukun e Splitit dhe Rijekën.
Tv Klan