Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa vajzat kanë filluar të njihen pak më shumë me Saimirin, por edhe me njëra-tjetrën, duke shprehur dhe xhelozitë e para.
Këtë herë, 33-vjeçari kishte vendosur t’i takonte konkurrentet të gjitha në një disko, ku nuk mungoi argëtimi, alkooli, provokimet dhe llafet në vesh.
Ajo që bie shumë në sy është fakti që motrat binjake, Albana dhe Silvana, janë afruar shumë me Saimirin, duke kërcyer e flirtuar të dyja njëkohësisht, diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.
Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me “princin” e Love Story, ku Silvana ka hapur temën e tradhtisë.
Albana: Shkon shpesh në diskotekë?
Saimiri: Unë kam pas shkuar nga e hëna në të hënë, por tani kam gjëra tjera s’kam kohë të merrem përditë me disko.
Silvana: E kam qejf faktin që ti nuk shkon shpesh në diskoteka
Saimiri: Pse?
Silvana: Po sepse meshkujt tradhtojnë në diskotekë, dihet kjo
Saimiri: S’është e thënë, mashkulli mund të të tradhtojë gjithandej
Më tej ato janë rrëfyer se ishte një mbrëmje argëtuese, teksa Silvana është shprehur se pavarësisht se Saimiri ka shprehur më shumë interes për të, sërish është konfuz se mund t’i pëlqejnë të dyja motrat.
Silvana: Ishte shumë argëtuese sipas meje, shumë funny
Albana: Besoj se nga karakteri është më i tërhequr nga Silvana
Silvana: Unë besoj se është pak konfuz. Sot sidomos që e vura re që u ngatërrua pak. Besoj se ne të dyja e tërheqin. Vajzat mendojnë se ne marrim skenën dhe kanë shumë të drejtë sepse ne të dyja e marrim gjithmonë vëmendjen, edhe në Itali sepse ndoshta të qenurit binjake tërheq vëmendje.
Albana: Është një lloj superfuqie, themi ne
Silvana: Dhe nuk është faji ynë. Nëse marrim vëmendje nuk e bëjmë me qëllim./tvklan.al