Këto janë pamjet e arrestimit të Elvis Gaçajt i cili u kap nga forcat Shqiponja teksa lëvizte me armë zjarri në makinë.

50-vjeçari që shihni në këtë foto ishte pasagjer në automjetin e mikut të tij, Marsel Dobi që gjithashtu u vu në pranga nga policia e Tiranës për moskallëzim krimi.

Krahas armës tip pistoletë, Gaçajt iu gjet dhe muncion luftarak si dhe lëndë narkotike.

Emri i 50-vjeçarit është shumë i njohur për policinë. Më herët ai ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

Gjithashtu Elvis Gaçaj është hetuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Nga ana tjetër 50-vjeçari u ka shpëtuar disa atentateve, mes tyre një të vitit 2015 afër lulishtes 1 Maji në Tiranë, kur Gaçaj mbeti i plagosur së bashku me një person tjetër, ndërsa humbën jetën një vajzë dhe një djalë, miq të tij që ndodheshin në makinë me të. 

Tv Klan