Redona dhe Xhesi kanë rrëfyer së fundmi për fëmijërinë e tyre dhe ngjarjet që mbajnë mend nga vitet më parë.
Në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, ato kanë theksuar se nuk janë shumë vajza sportive, por në vegjëli kanë qenë më ‘hiperaktive’.
Jeni sportive?
Redona: Jo, nuk shkoj në palestër, por kur më teket shkoj. Kur kam qenë e vogël kam qenë shumë hiperaktive. Trupin që kam, e kam vetëm nga gjenetika, kam një metabolizëm të shpejtë.
Unë jam dërrmuar nga gjunjët dhe i kam akoma shenjat. Vritesha në çdo gjë që bëja, nuk ikja në shtëpi pa shenja.
Xhesi: Do gënjeja po të thoja që jam. As e vogël nuk kam qenë. Shkoj ndonjëherë në palestër, për not, por kaq. Unë kam qenë nga ato fëmijët që luaja vetëm me kukulla, lexoja libra, kam pasur një fëmijëri të qetë. Nuk kam qenë shumë e shkathët.
Mbaj mend njëherë, kemi pasur një raft në dhomën e gjumit, një nga ato raftet e vjetra. Mund të kem qenë 5-6 vjeçe dhe ngjitesha sepse lart vinte mami ëmbëlsira.
Njëherë më ra rafti me gjithë librat dhe gjërat që kishte dhe e kam pasur deri vonë një shenjë te pjesa e shpinës./tvklan.al