Janë të çuditshme pamjet që vijnë nga vende të ndryshme të botës për shkak të situatës që ka krijuar mbajtja e një maske. Së fundmi një konsumator në një supermarket në Londër është filmuar teksa hedh çdo produkt nga raftet për shkak se iu kërkua që të mbante maskë.
Pas kësaj kërkese të punonjësve klienti filloi të hidhte çdo produkt në tokë duke krijuar një lëmsh të vërtetë. Siç duket nga pamjet, ai nuk ndalon dhe në fakt as punonjësit nuk kanë se çfarë të bëjnë.
Ai u arrestua për akuzat e dëmtimit dhe plagosjes së personave pasi dyshohet të ketë sulmuar një anëtar të stafit. /tvklan.al