Këto janë momentet pak pasi forcat RENEA dhe ato të policisë neutralizojnë 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili për më shumë se dy orë mbajti ne tension lagjen 16 në Korçë dukë qëlluar me kallashnikov nga ballkoni i banesës.
Sipas policisë, 71-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Referuar dinamikës së ngjarjes, i moshuari ka qëlluar tri herë me armë zjarri, e më pas është ngujuar në banesë duke mos pranuar të dorëzohet.
Kanë qenë fqinjët e tij të cilët kanë vënë në alarm policinë, e cila më pas ka kërkuar ndihmën e forcave RENEA.
Pas negociatave të shumta të repartit special është bërë e mundur neutralizimi i 71-vjeçarit, në një moment që ai ka dal në ballkon.
Fqinjët e tij kanë dëshmuar për mediat se 71-vjeçari nuk njihej si një person problematik, por ishte tepër i mbyllur në vetvete.
Pas arrestimit, uniformat blu kanë bërë të mundur dhe sekuestrimin e armës së zjarri, teksa ka marrë në pyetje disa dëshmitarë.
Tv Klan