I moshuari që terrorizoi banorët në Korçë do të qëndrojë në “arrest në shtëpi”. Këtë masë caktoi Gjykata e këtij qyteti për Edmond Naskën i cili qëlloi me automatik nga ballkoni i apartamentit të tij në lagjen nr 16 të martën.
Sipas Policisë ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sipas mjekëve nuk ka kartelë dhe pritet t’i nënshtrohet një ekspertimi.
Orët e panikut zgjatën në Korçë të martën pasi Naska u izolua në banesë dhe nuk hapte derën. Policia e qytetit nuk arriti që ta bindte për tu vetëdorëzuar.
U desh ndërhyrja e forcave RENEA të cilët pas disa minutave negociata hoqën kangjellat e ballkonit dhe shpërthyen derën duke u futur në banesë ku arrestuan Edmond Naskën i cili nuk bëri rezistencë. Fqinjët thanë se i moshuari ishte person problematik në lagje ndërsa prej kohësh jetonte i vetëm.
Klan News