26-vjeçari kryen shërbimet e atyre që nuk munden
Në luftën kundër koronavirusit Andi Mumxhiu ka vendosur të qëndrojë përkrah të
moshuarve, grupmosha që rrezikohet më tepër. 26 vjeçari nga Tirana është vënë
në dispozicion të tyre për nevojat që ata kanë në përditshmëri.
Si një student mjekësie, Andi di mirë sesi ta mbrojë veten në situata të tilla,
ndaj kërkesave që kanë të moshuarit ju përgjigjet pa hezitim.
Për 26 vjeçarin kontributi kundrejt moshës së tretë është një detyrim moral,
ndaj i fton edhe të rinjtë e tjerë t’i bashkohen nismave të tilla.
Për shkak të sëmundjeve dhe imunitetit më të Koronavirusi rrezikon më shumë
grupmoshën e tretë, ndaj kujdesi për ta nuk është kurrë i tepërt.
Tv Klan