Tashmë kanë nisur xhelozitë dhe trazirat mes vajzave të spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa dy prej tyre u eliminuan në natën e tretë, Jonida dhe Stelina.
Suela e cila ka rënë në sy për natyrën e saj thumbuese, ka deklaruar për programin “Daily Love Story” se Flavia ishte ajo që i’u ngjit më shumë Saimirit në takimin në SPA.
Më tej ajo shprehet se fakti që bukuroshja nga Fieri ishte pak e hedhur, mund të ketë qenë edhe arsyeja përse 33-vjeçari e zgjodhi.
“Mendoj se zgjodhi gocat e reja për t’i njohur më tepër. Për Flavian nuk e prisja por ndoshta ngaqë ishte tip më i hedhur, e lëvizshme, gjatë gjithë kohës ngjitur me Saimirin, ndoshta i ka bërë përshtypje dhe e ka zgjedhur”, ka thënë Suela.
Ndërkohë, ajo ka folur edhe për takimin e Enxhit në dhomën e masazhit, për të cilën ka theksuar se ajo e shprehu që në fillim se dinte të bënte masazh dhe ndaj mund edhe ta ketë zgjedhur.
“Për Enxhin ajo tha që në fillim që dinte të bënte shumë mirë masazh dhe ndoshta prandaj e ka zgjedhur, që të kënaqej një çikë me atë masazhin e Enxhit. Gocat ishin shumë afër me Saimirin këtë radhë, rrinin i ngjiteshin dhe un rrija e distancuar bashkë me disa vajza të tjera. Flavia ishte një nga gocat që ju ngjit më shumë Saimirit. Silvana rrinte pak si mënjanë por ngacmoheshin me sy”, deklaroi Suela.\tvklan.al