Mbetjet e një alpinisti amerikan që ishte zhdukur prej 22 vjetësh janë gjetur në malin e Perusë ku ishin groposur nga një ortek.
Policia e Perusë tha se trupi i mumifikuar i alpinistit William Stampfl u gjend të premten pranë një kampi në malin Huascaran, një prej majave më të larta të Andeve.
Stampfl po përpiqej të ngjitej në të në vitin 2002 kur një ortek e groposi në dëborë e akull. Policët thanë se trupi i tij ende i ngrirë u gjet në lartësinë e 5200 metrave të malit që arrin deri në 6768 metra.
Nuk është ende e qartë si u gjet trupi i alpinistit, por ai ishte i ruajtur së bashku me veshjet për shkak të dëborës, akullit dhe klimës akullnajore, madje iu gjet edhe patenta. Disa imazhe tregojnë që trupin me veshjet e alpinizmit dhe çizmet për ngjitje në mal.
Mali Huascaran është një prej majave më tërheqëse për turistët. Qindra prej tyre i drejtohen lartësisë së tij çdo vit, të shoqëruar nga guidat vendase dhe nevojitet rreth një javë për të arritur në majë.
William shoqërohej nga dy shokë, Steve Erskine dhe Matthew Richardson kur të tre u fshinë nga orteku. Trupi i të parit u gjend jo shumë kohë pas aksidentit, ndërsa Matthew është ende i zhdukur./tvklan.al