Flamur Zani i kërkoi 10 mijë euro për sheshin e pallatit
Gjykata e Tiranës lë në qeli Flamur Zanin, 31-vjeçarin i cili u arrestua për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh pasi do ti gjente shesh për ndërtimin e një pallati. Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen.
31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri, duke shmangur kështu pagesën që i kishte premtuar.
Tv Klan