Gëzim Hima një 57-vjeçar që ka mbetur i verbër pasi kaloi një temperaturë të lartë në vitin 2006, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme. Ai është baktisur nga gruaja dhe vajzat në vitin 2014 dhe tani ndodhet i pastrehë. Ai jeton në një ndërtesë të pabanuar mes mbeturinave dhe pisllëkut. Gjatë emisionit ka treguar se ka shkuar disa herë në Bashkinë e Elbasanit për të kërkuar bonus qiraje por edhe pse kanë kaluar 10 muaj, atij nuk i është dhënë asnjë zgjidhje. Gëzimi tregoi se ka qenë shumë i mërzitur nga kjo gjendje dhe ka tentuar edhe të vetëdigjej.
Gëzim Hima: Kam marrë mediat para ca kohësh në Elbasan dhe kam tentuar të djeg veten me benzinë. Duhet të falenderoj ata gazetarët të cilët më ndihmuan se edhe mund ta kisha bërë në ato momente.
Mirela Milori: Tentove të vetëdigjesh, po pse?
Gëzim Hima: Jam mërzitur aq shumë për një arsye, familja është gjëja e parë dhe kushdo familje të dytë ka qeverinë dhe bashkinë. Nga familja e parë unë u shkatërrova, shpresoja tek familja e dytë bashkia dhe qeveria. I them Edi Ramës nga kjo studio të mbyllë sytë 10 sekonda, të ketë njeriun e tij në këtë gjendje dhe ta shohë të braktisur, çfarë do ndodhte? Unë i kam shkruar atij edhe mesazhe. Për mendimin tim është papërgjegjshmëri shtetërore. Bashkia e Elbasanit e di të gjithë historinë time, kryetari i shoqatës së Elbasanit, Presidenti i Shoqatës të së Verbërve në Tiranë e dinë situatën time, si po rroj. /tvklan.al