Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se sot në disa zonë të Shqipërisë mund të ketë dhe përmbytje. Në një njoftim për mediat IGJEUM bën me dije se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna  do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet, por në disa zona do të ketë rrëshqitje të dherave.

Sot priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës. Por në disa pjesë të këtyre qarqeve reshjet do të jenë më të dendura dhe mund të shkaktojnë probleme.

Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12/20 °C, në vendet e ulëta: 8/17 °C, në vendet malore: 0/13 °C ./tvklan.al