Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit deklaron se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe do të ketë probleme pasi do të shkaktojnë përmbytje.

Sipas IGJEUM, tërheqja e ujit në shtratin natyral të lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar, ndërsa lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Më tej njoftohet se nesër Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve. “Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet”, shkruan IGJEUM.  

Për sa i përket reshjeve “sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare. Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore”.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6/10 °C, në vendet malore: -1/6 °C ./tvklan.al