Shqipëria mbetet e kërcënuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta.
Përjashtim në parashikimin e Institutit të Gjeoshkencave bën vetëm qarku i Kukësit, ku rreziku është i moderuar ndërsa në të gjithë vendin rreziku mbetet i lartë për shkak të zjarreve që mund të akitivizohen edhe për shkak të një shkëndije të vogël.
Temperaturat parashikohet të jenë edhe gjatë të mërkurës në 39 gradë ndërsa minimalet në 18 gradë. Pas një kohe të gjatë pa reshje shiu, gjatë të mërkurës pritet të ketë reshje shiu lokalisht të dobëta pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
Klan News