Propozimi i përbashkët i Turqisë dhe Greqisë ka bllokuar procesin e emërimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OSBE-së. Sipas agjencive të lajmeve Athina dhe Ankaraja kanë rënë dakord për një propozim të përbashkët në mbështetje të kandidaturës së ish-ministrit të Jashtëm turk Feridun Sinirlioğlu.

Pjesë e marrëveshjes së tyre është emërimi nga ana tjetër e Maria Telalian, një kandidate greke e profilit të ulët për drejtore të ODIHR-it. Pas seancave dëgjimore në Vjenë, shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OSBE-së, kanë shprehur preferencën të fortë për kandidaturën e Shqipërisë, kryediplomatin Igli Hasani për te marre postin si Sekretar i Përgjithshëm.

Hasani në dallim nga kandidati tuk me mbështetje greke është shumë i njohur në qarqet e OSBE-së., pasi ka shërbyer si në sekretariatin e kryetar i kësaj organizate dhe si ne drejtimin e Presidencës Shqiptare në vitin 2020.

Në një votim për postin e Sekretarit të Përgjithshëm nga të gjitha shtetet anëtare në Vjenë u bë e qartë se 39 shtete anëtare ishin në favor të Hasanit 9 shtete abstenuan dhe 9 favorizonin kandidatin turko-grek. Hasani shihet si kandidati më të mirë për këtë pozicion.

Kryesia malteze është aktualisht në një ngërç, ndërsa Turqia, e mbështetur nga Greqia vazhdon të pengojë procesin e përzgjedhjes edhe pse presidenca malteze e OSCE-se synon ta finalizoje atë.

Kjo situate duket e pazakonte edhe për faktin se të dyja vendet si Greqia ashtu edhe Turqia pretendojnë se kanë marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë, ndërkohë që i bllokojnë qartë rrugën Igli Hasanit për t’u bërë Sekretari  i Përgjithshëm i radhës së OSBE-së.

Klan News