Dy persona u arrestuan nga policia për shpërndarje të kanabisit në kryeqytet.

Ata u prangosën në flagrancë me 1.7 kilogram kanabis që ishte gati për shitje.

Pas kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve policia gjeti sasi tjetër kanabisi, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.

Klan News