Redona, një nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, ka treguar së fundmi për përshtypjen që i ka dhënë Saimiri kur e ka parë në fillim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 22-vjeçarja ka rrëfyer se kur e ëma i tregoi foton e Saimirit, ishte në nxitim për punë dhe nuk i interesoi.

Më tej, Redona shprehet se u bë kurioze dhe vendosi të ndiqte dy puntata të spektaklit për të parë sjelljen e tij, ku më pas u bind që të bëhej pjesë e garës.

“Kur pashë atë foton që ma tregoi mami, thashë ‘ik o ma se s’më intereson mua ai’. Në përshtypje të parë, duke ikur edhe për punë nuk e kisha fare mendjen. Pastaj i pashë profilin, u kuriozova pak dhe nga aty filloi e gjitha.

Pashë dy emisionet që kishin dalë për të parë se si ai vepronte dhe çfarë mendje kishte dhe si sillej.

Unë nuk jam këtu për të bërë xheloze vajzat e tjera. Unë shikoj drejtimin tim dhe nuk veproj me Saimirin për të bërë xheloze vajzat e tjera.

Me Merin unë ndaj dhomën, jemi bërë si dashnore”, është shprehur Redona./tvklan.al