Spektakolare ishte ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Italisë. Kampionët në fuqi u mundën denjësisht nga “furia e kuqe” në rezultatin 1-0. Në emisionin “Kampionët” si çdo mbrëmje diskutohen ndeshjet e ditës të kompeticionit evropian, por moderatorja Marina Vjollca këtë her e nis emisionin ndryshe.
“Ngushëllime” i thotë ajo mes të qeshurash fansit më të madh të Italisë, aktorit Kastriot Çaushi, i cili mesa duket ishte përgatitur për këtë disfatë të skuadrës së tij të zemrës, teksa në studio mban të veshur një këmishë të zezë.
Marina Vjollca: Unë do të doja të shprehja ngushëllimet e mia. Ngushëllime Kaçi!
Kastrit Caushi: Faleminderit edhe unë do të bëj një gjest zie meqë më the ngushëllime. Isha përgatitur që do të rri vetëm i zi sot.
Marina Vjollca: E paske ndjellë.
Kastrit Caushi: Do të rri vetëm i zi sonte, sepse është vërtet për të ardhur keq. Ndeshja e Italisë…
Marina Vjollca: Për çfarë të erdhi më shumë keq sot, për lojën apo për rezultatin?
Kastriot Caushi: Për lojën, rezultati duhet të ishte 4-0 po të mos ishte portieri më i mirë në botë.
Marina Vjollca: E vërtetë, Donaruma. Donaruma sot ka merituar notën 10./tvklan.al