IKMT ka prishur gjashtë ndërtimet e fundit përgjatë rrugës në Plazhin e Vjetër të Vlorës, e cila po rehabiltohet. Këto ndërtime sipas IKMT pengonin vazhdimin e projektit.
Por me daljen e vendimit për shpronësimin e tyre, fadromat u futën në veprim. Rruga e Plazhit të Vjetër në Vlorë, është e vetmja që të drejton edhe drejt Zvërnecit.
Në këtë segment është vënë dorë vetëm para dhjetë viteve. Gjendja e saj është shumë e rëndë, me gropa dhe jashtë standardit për qarkullim. /abcnews.al