Inspektorati Qendror Teknik pohon se pavarësisht se nafta e cilësisë D2 është hequr nga qarkullimi, përsëri ne tregun vendas te karburanteve ka raste te abuzivizmit.

Kryeinspektori Ilir Kurti thotë se nga kontrollet e ditëve te fundit është mundur te sekuestrohet një sasi nafte qe shitej për D2 dhe nuk ishte gjë tjetër veçse një përzierje mekanike.

Ilir Kurti: “Konsumatori shqiptar duhet të shohë nëpër pikat e karburantit vetëm eurodiezelin apo blu diezel. Kush tregtar i ofron konsumatorit D2 e mashtron, dmth ajo nuk është D2. Ajo mund të jetë një përzierje mekanike e diçkaje. Në momentin që flasim ne kemi bërë dy sekuestrime, dmth, sasish karburanti kështu, përzierje që janë përzierje mekanike të disa lloj karburanteve”.

Kryeinspektori Kurti thekson se cilësia e karburantit ne treg është brenda standardeve, pavarësisht një tendence abuzive nga ana e tregtareve te vene re tre muajt e fundit.

Ilir Kurti: “Përsa i përket periudhës Maj-Gusht mund të ketë pasur një tendencë, dmth, në qoftë se norma e abuzimit në treg është në masën 3%. Gjatë këtyre tre muajve ka shkuar edhe 5%, sigurisht, dmth, me penalizimet që u përkasin”.

Kurti shton se cilësia e karburantit ne vend është e kontrolluar, ajo e importuar është 100 përqind e sigurt, po ashtu edhe nafta qe prodhohet ne vend respekton standardet shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro