Shumica e elektroshtëpiakeve që tregtohen në vendin tonë janë të falsifikuara dhe tepër të dëmshme e të rrezikshme për jetën e qytetarëve që i përdorin. Kjo deklaratë vjen nga kryeinspektori i Inspektoratit Qendrorë Teknik. Sipas të cilit kondicionerët janë pajisjet më të rrezikshme, që janë të falsifikuara. Përpos kësaj këto pajisje që janë mjaft defektoze, shiten me çmime më të larta se vlera reale e pajisjeve origjinale.

Ilir Kurti: “Në Shqipëri shpesh herë blejmë prodhime fallso dhe me çmime edhe 1 herë e gjysmë apo 2 herë më të shtrenjta sesa prodhimet origjinalet të tregut europian. Brenda 1 viti në Shqipëri nuk do të ketë më elektroshtëpiake kondicioner apo prodhime dmth të një rëndësie të veçantë në tregun shqiptar të cilat do të jenë fallso dhe që do të jenë në gjuhë të pa lexueshme për konsumatorin shqiptarë. Prodhuesit janë të detyruar sipas ligjit që të kenë një dosje dokumentare të gjithë dokumentave teknik të pajisjeve që tregtojnë në Shqipëri një dosje e cila detyrohet 10 vjet”.

Duke kujtuar ligjin në mbrojtje të konsumatorit i cili ka hyrë në fuqi në muajin prill të këtij viti. Sipas Kurtit qytetarët duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij abuzimi që ka përfshirë tregun vendas. Ato duhet të blejnë vetëm mallra që kanë certifikimin CE dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojnë faturën e cila do t’i ndihmojë në marrjen e dëmshpërblimit nëse pajisja e tyre rezulton fallso./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami