Zv/kryeministri Ilir Meta e ka cilësuar një tentative te dështuar, tentative e opozitës për te bere te pavlefshme kredencialet e delegacionit shqiptar ne asamblenë parlamentare te Këshillit te Evropës.

Ne një prononcim për mediat, Meta e ka cilësuar si tepër korrekt dhe ne përputhje me rregulloren e parlamentit qëndrimin e kryeparlamentares Topalli, dhe ne kundërshtim me te shume dashakeqes dhe antikombëtar qëndrimin e Partisë Socialiste.

Ilir Meta: “Është vërtet për të ardhur keq për këtë përpjekje tepër fëminore dhe tërësisht të papërgjegjshme që po bëjnë disa përfaqësues të Partisë Socialiste për të dëmtuar imazhin e vendit. Kryetarja e parlamentit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti që u konfirmuan sot në mënyrë krejtësisht normale kredencialet e përfaqësuesve të parlamentit shqiptar tregon më së miri se çdo gjë ecën normalisht.”

Meta ka dënuar edhe njëherë bojkotin e opozitës, i cili po dëmton imazhin e vendit ne arenën ndërkombëtare.

Ilir Meta: “Duhet që vetë lidershipi i PS-së të braktisë bojkotin si një strategji destruktive për të sjellë me çdo kusht krizë, e cila në fakt thjesht thellon krizën e rrugës pa krye ku ka hyrë ky lidership gjë që s’është mirë as për Partinë Socialiste, natyrisht nuk është mirë as për imazhin e vendit.”

Shefi i diplomacisë ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës qeverisëse dhe partisë qe ai drejton për te qene pjese e tryezave te dialogut për zgjidhjen e situatës politike te krijuar nga qëndrimi i pakuptimtë i Partisë Socialiste./tvklan.al