Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni paraelektoral me Partinë Socialiste, një ditë pas prononcimit në media të numrit dy në selinë rozë Gramoz Ruci. Për këtë të fundit PS-ja do të bëjë koalicion me partinë e Ilir Metës vetëm nëse LSI kërkon falje për përbaltjen që i ka bërë deri më tani lidershipit socialist.
Ilir Meta: “Mesazhi ynë ka qenë i qartë, ne drejtojmë një koalicion, i cili punojmë dhe besojmë që do të jetë koalicion fitues në 28 Qershor.”
Ftohja mes dy partive tashmë në opozitë që pas zgjedhjeve parlamentare të 2005 erdhi pikërisht atëherë kur maxhoranca dhe opozita bënë ndryshimet e shumëpërfolura në kushtetutë. Acarim në marrëdhëniet e të dy formacioneve që përvijoi më pas me grevën e deputetëve të ngujuar dhe që tashmë duket se i ka pozicionuar palët në dy koalicione të ndara brenda kampit opozitar./tvklan.al