Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë nga Blloku i Sigurisë dhe ka mbërritur në ambientet e Gjykatën e Posaçme. Në seancën e sotme gjyqësore në orën 09:30 do të verifikohet masa e sigurisë ndaj tij.

Para togave të zeza do të jetë edhe ish-bashkëshortja e Metës, deputetja Monika Kryemadhi dhe dy personat e tjerë nën hetim Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Meta u arrestua të Hënën rreth orës 12:20 me urdhër të SPAK i akuzuar për 3 vepra penale. Për të njëjtat akuza, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”, është caktuar masa e “detyrim paraqitje” për Kryemadhin.

/tvklan.al