Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur që në takimin që ka patur Kryeministri Meta me Ambasadorin Limpreht, por dhe nga kontaktet me përfaqësues të tjerë të Komunitetit Ndërkombëtar, ai ka gjetur mbështetjen në përpjekjet për të mbrojtur institutucionet shtetërore nga sulmet e armatosura të organizuar nga kushdoqoftë.
Menjëherë pas kësaj mbështetjeje, Kryeministri Meta sëbashku me Kryeprokurorin Rakipi, kanë shkuar në Ministrinë e Rendit ku kanë takuar ministrin Gjoni. Kryeministri ka përsëritur dhe njëherë përkrahjen ndaj forcave të rendit si dhe ka kërkuar prej tyre zbatimin e rreptë të ligjit ndaj kujdo që guxon të prekë institucionet.
Ministria nga ana e saj ka marrë masa për të patur krejtësisht në kontroll situatën në Tiranë dhe në gjithë vendin./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego