Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është takuar me peshkatarë të Portit të Durrësit, ku u njoh nga afër me problemet dhe shqetësimit e tyre.

I shoqëruar nga dy kandidatët për deputetë për qarkun e Durrësit, Lefter Koka dhe Artur Zheji, Meta vuri në dukje faktin se peshkimi është një nga sektorët e harruar, ku shteti duhet të rikthejë vëmendjen.

Ilir Meta: “Këtu hapësirat janë tepër të kufizuara. Shohim që përgjithësisht këto peshkarexhë janë në një gjendje të vështirë dhe të mjeruar, ndaj ne angazhohemi dhe për të mbështetur dhe rinovuar për të hapur sa më shpejt një flotë të re peshkimi, e cila ndihet shumë agresive për të rritur kapacitetet e peshkimit”.

Meta theksoi se program i LSI-së parashikon rigjallërim të këtij sektori, pasi sipas tij ai është potencial i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ndërtimi i porteve të reja të peshkimit dhe mbështetja ndaj peshkatarëve do të jenë prioritet e i qeverisjes sonë, ka thënë Meta./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro