Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë një vizitë në Gërdec.

Meta ka takuar banorët dhe pjesëtarë të familjes së viktimave të tragjedisë së vitit të shkuar.

Ai u ka thënë njerëzve se është penguar në parlamentin shqiptar për të ngritur komision hetimor për tragjedinë.

Ilir Meta: “Jemi këtu për të denoncuar dhe atë bashkëpunim konsensual, i cili arriti deri aty sa pjesa më e madhe e opozitës në parlament nuk na dha firmat për të krijuar një komision hetimor parlamentar për krimin e Gërdecit. Jo vetëm kaq, por për të denoncuar të gjithë ato marrëveshje që u bënë në këmbim të mbylljes së çështjes së Gërdecit dhe jo vetëm kaq, por dhe për të denoncuar faktin që me këtë krim shtetëror është lidhur edhe ndryshimi i kushtetutës në 21 Prill në parlamentin e Shqipërisë në mënyrën më antidemokratike dhe jo transparente duke nënçmuar referendumin dhe vullnetin e shqiptarëve”.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejt Ilir Meta ka bërë fushatë duke iu thënë banorëve të këtij fshati se lëvizja që ai drejton duhet votuar pasi do të jetë një organizëm politik që do ta vlerësojë dinjitetin e çdo qytetari shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe