Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka akuzuar që nga Shkodra qeverinë se ka dështuar në politikat e saj për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Në forumin ekonomik, “Rritja e çmimeve, barrë e rëndë për qytetarin”, Meta është ndalur tek problematikat sociale që kanë vështirësuar së tepërmi jetën e shqiptarëve.

Ilir Meta: “Mungojnë politikat shtetërore dhe qeverisëse për stabilizimin e çmimeve në treg sepse mungon vullneti politik jo për të bërë ndërhyrje arbitrare, por për të bërë ndërhyrje stabilizuese dhe ju e kuptoni se çfarë demagogjie përdor Berisha”.

Meta gjithashtu e ka konsideruar të pafavorshme klimën aktuale të biznesit për të ndikuar në rritjen e prodhimit vendas, ndërsa ka theksuar se investimet e huaja kanë një realizim të ulët për shkak të shpërndarjes jo të drejtë./tvklan.al