Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një tubim elektoral në qytetin e Shkodrës.

I shoqëruar nga kandidatët për deputet të kësaj force politike Meta u tha të pranishmëve se Shkodra do të votojë LSI-në dhe Planin për Veprim të saj si e vetmja rrugë që do të nxjerrë Shkodrën nga kriza.

Ilir Meta: “Në 28 Qershor Shkodra do të votojë për alternativën e Lëvizjes Socialiste për Integrim sepse është alternativa më përfaqësuese për qytetarinë dhe traditat shkodrane, sepse është alternativa që vjen me një plan të qartë për veprim për të nxjerrë Shkodrën nga kriza ekonomike, për të nxjerrë familjet shkodrane nga varfëria. Vjen me një program të qartë për punësimin, vjen me një plan të qartë për zhvillimin e bujqësisë dhe ne e dimë çfarë traditash të shkëlqyera ka patur Shkodra për zhvillimin e bujqësisë, sepse ne kemi një projekt integrues, kemi një projekt bashkëpunues, kemi një projekt që krijon mundësinë që në 29 Qershor mazhoranca e re e Shqipërisë të fillojë zbatimin e Planit për Veprim. Fitore, fitore dhe vetëm fitore!”

Sipas numrit një të LSI-së Plani për Veprim do ta fusë vendin në rrugën e zhvillimit duke hapur 100 mije  vende te lira pune, si dhe duke zbatuar politika nxitëse fiskale, për bujqësinë dhe prodhimin vendas./tvklan.al