Ilir Meta: “Çështja e kartave të identitetit po shndërrohet në një rrezik tepër serioz dhe madhor për standardet e zgjedhjeve të ardhshme dhe për stabilitetin politik në vend. Unë do të kërkoja që brenda kësaj jave të gjitha forcat politike parlamentare të ulen që të bien dakord për disa standarde duke zgjidhur në radhë të parë edhe çështjen e kartave të identitetit. Besoj se çdo vonesë përtej kësaj jave vetëm se do të vështirësojë mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore, por dhe do të kishte pasoja tepër serioze për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë përsa i takon anëtarësimit në Bashkimin Evropian”./tvklan.al