Ilir Meta: “Ne kemi shprehur përsëri shqetësimin tonë për vështirësitë e mëdha që po hasin qytetarët shqiptarë për t’u pajisur me kartat e identitetit dhe kemi kërkuar për të thjeshtuar këto procedura kaq të ngarkuara. I kemi kërkuar që qeveria të tregojë një vullnet të sinqertë për të mbështetur nga pikëpamja logjistike të gjithë procesin që të mos zvarritet më si deri më tani. Kemi kërkuar marrjen e masave për të patur të gjitha standardet e premtuara në kodin elektoral lidhur me administrimin e procesit në ditën e zgjedhjeve pasi kuptohet që në Shqipëri dita e zgjedhjeve është gjithashtu shumë e rëndësishme sesa vetë fushata zgjedhore”./tvklan.al