Lëvizja Socialiste për Integrim do të subvencionojë të gjitha imputet bujqësore për t’i dhënë shtysë zhvillimit të fshatit dhe për të qenë sa më pranë fermerëve.
Kështu deklaroi kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, gjatë një vizite në një serë të ndërtuar me teknologji moderne në Krutje të Lushnjës.
Ilir Meta: “Mbështetja dhe subvencionimi nga ana e qeverisë përmes buxhetit të shtetit që nga subvencionimi 25 deri në 50% i imputeve, pra i farave, i plehrave kimike, i fidanëve, deri në subvencionimin e 20% të sasisë së prodhimit për të stimuluar rritjen e prodhimit sepse ky është qëllimi i të gjithë këtij programi”.
Meta tha gjithashtu se programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për bujqësinë parashikon edhe ngritje në të gjithë industrinë agropërpunuese në mënyrë që të përpunohet i gjithë zinxhiri agroindustrial./tvklan.al