Komisioni parlamentar për kodin zgjedhor ka rënë dakord që zgjedhësit shqiptarë të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme vetëm me karta ID dhe pasaporta. Bashkëkryetari i komisionit Ilir Rusmali u shpreh, se certifikatat e kanë mbyllur kapitullin e tyre. Ndërsa vlerësoi miratimin në komision të disa neneve dhe dispozitave teknike me impakt të rëndësishëm politik.
Ilir Rusmali: “Komisioni i reformës zgjedhore ra dakord dhe vendosi të miratojë formulimet e ekspertëve të cilët parashikojnë që në zgjedhjet e ardhshme për shembull. Në ato që do të jenë të ardhshme dhe më tij të mos ketë më votim me certifikata. Ne konsiderojmë që certifikatat e kanë mbyllur kapitullin e tyre. Kështu që ne më shumë besim dhe me shumë siguri ramë dakord që në të ardhmen zgjedhësit shqiptar të mund të identifikohen në komisionet e qendrave të votimit vetëm nëpërmjet kartave të ID dhe pasaportave.”
Po në këtë linjë Rusmali deklaroi se në këto dispozita parashikohet se administrata do të garantojë mundësi për të votuar, për të gjithë kategoritë e zgjedhësve.
Sistemi zgjedhor dhe koalicionet mësohet se janë çështje që do të diskutohen në vazhdim në komision. /tvklan.al