Lajme Arkiva 2004

Ilirjan Dida ish drejtori i Policisë së Beratit vazhdon trajtimin në reanimacionin e Spitalit Infektiv. Ministria e Rendit, ka bërë publike zyrtarisht akuzat për Didën si i implikuar në ekzekutimin e dy peronave gjatë kohës që kryente detyrën e drejtorit në Berat dhe në Kukës.

Ndërkohë nga Prokuroria e Përgjithshëm bëjnë të ditur se çështjet janë në hetim dhe ende nuk është ngritur akuza zyrtare pas kallëzimeve të Ministrisë së Rendit.

Vetë ish drejtori i policisë së Beratit shprehet me deklaratat e bëra ministria ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes pasi të afërmit e viktimave tashmë e konsiderojnë si fajtor për  vdekjen e njerëzve të tyre.

Ilirjan Dida: “Viktima  e Kukësit është viktimë e Reneas, viktima e Lushnjes ka autor, por kur del shteti dhe thotë në media që është i implikuar  ish drejtori, do të thotë që më ka bërë ne hasëm apo jo.”

Vëllai i Didës qëndron në dhomën spitalit pasi sipas tij persona të dyshimtë kanë tentuar ti  afrohen dhomës dhe për këtë është lajmëruar edhe policia.

Vëllai i Ilirjan Didës: “Ajo që i shqetëson më shumë familjarët është edhe frika. Mbrëmë rreth orës 11:30 në darkë, ka qenë këtu një kushëriri jonë te Iliri dhe sa ka dalë në fund të  shkallëve, i kanë thënë se ka ardhur një makinë e dyshimtë e cila ka pyetur pastruesen e spitalit nëse është këtu Dida apo jo dhe është larguar në mënyrë të çuditshme nga spitali. Për këtë është lajmëruar policia, kemi  lajmëruar në telefon 129”.

Vetë ish efektivi i policisë kërkon nga Ministria e Rendit të sqarojë akuzat ndaj tij ndryshe do ngrejë padi për shpifje ndaj atyre që  bëjnë deklarata në media./tvklan.al