Ulet në detyrë një nga oficerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Kryekomisar Bajram Yzeiri është larguar nga detyra e drejtorit të Akademisë së Policisë për të marrë pas kësaj postin e shefit të një prej sektorëve të nivelit të ulët brenda Akademisë. Yzeiri ka shërbyer në disa detyra të larta në polici.
I njohur si një nga oficerët më të vjetër dhe njëkohësisht doktor shkencash, Bajram Yzeiri disa kohë më parë ka kryer dhe detyrën e zëvendësministrit të Rendit. Yzeiri drejtonte prej vitsh Akademinë e Policisë, kohë gjatë së cilës kjo shkollë ishte ngritur në nivelet më të larta falë dhe disa projekteve konkrete të asistencës nga misione ndërkombëtare e kryesisht projekte logjistike të financuara nga Komuniteti Evropian.
Sipas burimeve nga Ministria e Rendit Yzeiri ka dhënë dorhëheqjen nga posti i lartë dhe për momentin në postin e drejtorit të Akademisë së Policisë është emëruar Pirro Laze. /tvklan.al