Është thuajse e pamundur të takojmë sërish një njeri të tillë të rrallë, që tërë jetën e vet ja kushtoi një ideali, atij më të lartit për të cilin sakrifikoi dhe vuajti plot 28 vjet në brigjet komuniste, pa tradhtuar në asnjë çast zhgunin e vet.  Mbushen plot 2 vjet nga ikja përjetë e Padër Zef Pllumit, njeriut simbol të rezistencës antikomuniste që arriti të buzëqeshë për përmbysjen e saj që frati françeskan në një intervistë të tre viteve më parë rrëfeu se ishte momenti më i lumtur i jetës pas errësirës gjysmëshekullore.

At Zef Pllumi: “Atë ditë që asht rrëzuar statuja e Enver Hoxhës, unë kam kja prej gëzimit edhe jam kenë  bash të shkallët aty, jam kenë prezent.”

Blendi Fevziu: “Ky ka qenë momenti më i lumtur i jetës suaj 82 vjeçare. Pse, për çfarë arsye?”

At Zef Pllumi: “Nuk asht puna e atij monumenti është pununa që mbaroi dhuna, është një ideal që na e kundërshtojmë.”

Ishte pikërisht besimi që nuk vdiq kurrë edhe nën torturë ai që e bëri Padër Zefin të paarritshëm në ditët tona.

Aurel Plasari: “Në mungesën e tij dhe një dimension tjetër i rëndësishëm, jo i shpërfillshëm do fillojë të shfaqet gjithnjë e më shumë për pasardhësit. Modeli i tij njerëzor, modeli intelektual dhe moral i një njeriu që është i bindur në idealet e veta që është i fiksuar në synimin dhe në luftën për lirinë dhe që horizontin e lirisë e ka horizontin më të lakmuar dhe të vetëm të jetës së tij për të cilin është gati të flijohet dhe të sakrifikojë.”

Kush e ka njohur nga afër nuk mund të mis e ndërmend përkujtesën e tij të fortë, mençurinë dhe buzëqeshjen sëmbuese.

Aurel Plasari: “Si një njeri i rrallë pati zgjuarsinë, inteligjencën që vitet e fundit të jetës gati një 10 vjeçar  e gjysmë ose dy 10 vjeçar që jetoi në liri. T’ia kushtonte veprës së tij, t’ia kushtonte dëshmisë së shkruar të historisë së Shqipërisë që ai jetoi dhe njëkohësisht krahas veprimtarive të tjera, ishte i vëmendshëm për impaktin publik që duhet të kishin vërtetat historike dhe përshkrimi i historisë së Shqipërisë moderne të periudhës së para komuniste, komuniste dhe pas komuniste për brezat që do të vijnë.”

Kjo përputhe befasuese e veprës së tij me modelin njerëzor dhe moral e bën klerin katolik, bashkëkohës të Fishtës, njeriun më të rrallë të Shqipërisë moderne që mbërriti të jetojë kapërcyellin e jashtëzakonshëm të shek. të XX në atë të XXI./tvklan.al

Gazetare Irma Toptani