“Kisha menduar shumë gjëra që do bëj në jetë, por që do hapja në qendër tregtare në Palasë nuk e kisha menduar asnjëherë. Ja ku e kemi dhe ta gëzojmë të gjithë bashkë”, tha Samir Mane.
Nga kjo e shtunë riviera e jugut ka qendrën e saj më të madhe dhe të parë tregtare të quajtur “Galeria By TEG.”
Në një ceremoni të madhe, me muzikë të mirë dhe me prezencën e shumë personaliteteve të njohur u inaugurua ajo që do të jetë ndalesa dhe zgjidhja për çdo pushues që shkon drejt jugut, por edhe për banorët vendas.
E ngritur në hyrje të Green Coast në Palasë, me një sipërfaqe prej 4500 m2, kjo qendër e re tregtare do të jetë destinacioni kryesorë i blerjeve, relaksit, por edhe konsumit të ushqimit të mirë, për këdo.
“Në një kohë rekord kanë krijuar këtë qendër tregtare që siç e thashë nuk është nga ato produktet që fitimin e ka të shpejtë, por pa këtë qendër tregtare Green Coast nuk do ishte ai që do jetë, është më i miri dhe do jetë me i miri edhe për gjatë”, tha Mane.
Destinacioni më i ri në bregdet, që ofron një paketë të larmishme shërbimesh, ushqimore, elektronike, etj. mban në vetvete një portofol të pasur markash të njohura që ofrojnë shumëllojshmëri produktesh, njëjtë si një galeri. Ky investim i rëndësishëm e kthen Green Coast, kompleksin më avangard.
“Vlera totale e Green Coastit pasi të mbarojnë të gjithë investimet do të shkojë në 1 mld Euro. Padyshim do jetë një qendër e rëndësishme e turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe mesdhetar. Shumë shpejt do të kemi të tjera inaugurime, të tjera facilitete, do të jemi 46 restorante, bare, 7 hotele 4 prej të cilave ka filluar ndërtimin”, tha Mane.
“Galeria by TEG”, e nis eksperiencën e saj me oferta të dedikuara me 29 dhe 30 Qershor, dhe fton këdo që është në Jug për ta vizituar.
Pjesë e Balfin Group, edhe kjo galeri do të sjellë eksperiencën më të mirë njëjtë si qendrat tregtare më të mëdha në vend.
Tv Klan